Chelsea do të përballet me një fillim të hershëm të aventurës së tyre në Europë, pas kualifikimit për Ligën e Konferencës për sezonin e ardhshëm.
Fitorja e Manchester United ndaj Manchester City në finalen e FA Cup në maj siguroi kualifikimin për Ligën e Europës për ekipin e Erik ten Hag, pasi ata përfunduan në pozitën e tetë në Premier League.
Fitorja 2-1 e United në “Ëembley” nënkuptoi që Chelsea, e cila përfundoi e gjashta në Premier League nën Mauricio Pochettino vitin e kaluar, ra në Ligën e Konferencës.
Dhe, aventura e Chelsea në këtë turne fillon këtë muaj, ndërsa ata hyjnë në garë në fazën e play-off.
Chelsea do të duhet të luajë dy ndeshje për të siguruar një vend në Ligën e Konferencës, shkruan “Gazeta Express”.
E, skuadra e madhe angleze është një nga kundërshtarët më të vështirë që skuadra kosovare, Drita mund të përballet në fazën e play-offit, në rast se e kalon Audan e Letonisë.
Kundërshtarët e mundshëm të Chelseat në play-off:
Botev Plovdid ose Zrinjski Mostar
Maribor ose Vojvodina
Ruzomberok ose Hajduk Split
Osijek ose Zira
Spartak Trnava ose Ëisla Krakoë
Ararat-Armenia ose Puskas Akadenua
Kilmarnock ose Tromso
St Mirren ose Brann
St Gallen ose Slask Ëroclaë
Auda ose Drita
Hacken ose Paide Linnameeskond
CSKA 1948 ose Pafos
Paks ose Mornar
St Patrick’s Athletic ose Sabah
Humbësit e fazës së tretë kualifikuese në Ligën e Europës:
Braga ose Servette
Partizan ose Lugano
Panathinaikos ose Ajax
Kryvbas Kryvyi Rih ose Viktoria Plzen
Rijeka ose Elfsborg
RRUGËTIMI I DRITËS
Gjilanasit do të luajnë ndeshjen e parë të fazës së tretë kualifikuese për Ligën e Konferencës në Letoni me datë 8 gusht, derisa atë të kthimit do ta luajë më 15 gusht.
Pa dyshim, Chelsea është njëra nga skuadrat që klubi bardhekaltër ka dëshirë t’i shmanget, por duket se shorti nuk do ta favorizojë Dritën, shkaku që do të gjendet në vazon jo-bartëse.
Shorti për fazën e play-off të Ligës së Konferencës do të mbahet më 5 gusht në orën 13:00, ndërsa dy ndeshjet e play-off do të zhvillohen më 22 dhe 29 gusht.
Shorti për fazën e ligës do të mbahet më 30 gusht.