Fjalë Kyçe

Chelsea nuk di për këndellje, barazon me Aston Villan

Chelsea nuk di për këndellje, barazon me Aston Villan

Chelsea nuk ka arritur të këndellet pas humbjes ndaj Arsenalit.

“Blutë” e Londrës barazuan me Aston Villan, ndeshje që përfundoi me rezultat 1 – 1, shkruan lajmi.net.

Ishte sulmuesi Olivier Giroud që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Chilwell (34′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Kurse, mysafirët barazuan rezultatin përmes golit të El-Ghazit (50′).

Me këtë barazim, Chelsea renditët në pozitën e gjashtë me 26 pikë, derisa Aston Villa në pozitën e pestë me aq pikë, por ka dy ndeshje me pak të zhvilluara.