Chelsea planifikon rikthimin e Brojës që në janar
Armando Broja mund të rikthehet te Chelsea më herët se sa që ishte menduar. 20-vjeçari e ka gjetur formën e tij në javët e fundit Te Southamptoni, duke luajtur si startues dhe duke shënuar kundër Ëolverhampton Ëanderers dhe Burnleyt.
Sipas “Goal”, Chelsea ka vendosur një klauzolë rikthimi në marrëveshjen e përkohshme që e pa Brojën t’i bashkohej Southampton-it në verë, dhe “Blutë” tani po mendojnë që ta aktivizojnë atë në muajin janar.
Thomas Tuchel aktualisht po përballet me lëndimet e Romelu Lukaku dhe Timo Werner, të cilët u lënduan në fitoren 4-0 ndaj Malmos në Ligën e Kampionëve javën e kaluar, përcjellë KosovaPress.
Trajneri gjerman tani po mendon idenë e integrimit të Brojës në ekipin e parë, për të forcuar skuadrën e tij dhe për të siguruar konkurrencë për Lukakun dhe Wernerin kur ata të jenë plotësisht të gatshëm.
Nga ana tjetër, trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl, është i prirur të mbajë sulmuesin për pjesën e mbetur të këtij sezoni, por ai mund të duhet të hyjë në tregun e transferimeve të janarit për të gjetur një zëvendësues, nëse sulmuesi shqiptar kthehet në “Stamford Bridge” më herët.
Broja shënoi tre gola në po aq ndeshje për Chelsean gjatë përgatitjeve parasezonale, pasi shënoi 11 herë në 34 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën holandeze Vitesse në sezonin 2020-21.