Fjalë Kyçe

Chris Brown mund të dënohet me 6 muaj burgim për posedim të një majmuni

Chris Brown mund të dënohet me 6 muaj burgim për posedim të një majmuni

Chris Brown sërish në telashe.

Këngëtari Chris Brown ka postuar disa video ku vërehet në prehrin e vajzës së tij një kafshë ekzotike.

Bëhet fjalë për një majmun shumë të vogël, të cilin Brown e ka blerë si dhuratë për vajzën, por problemi është se për të pasur në posedim këtë kafshë duhet të ketë leje nga autoritetet, përcjell Gazeta Express.

Shtëpia e Brown është kontrolluar, ku është gjetur majmuni dhe është marrë nga autoritetet, ndërsa kanë treguar se është në gjendje të mirë dhe po trajtohet si duhet.