Fjalë Kyçe

Çifti i martuar për 47 vjet vdes nga Covid-19 në të njejtën ditë dhe brenda 1 minute

Çifti i martuar për 47 vjet vdes nga Covid-19 në të njejtën ditë dhe brenda 1 minute

Një çift i martuar për 47 vjet, të dy vdiqën nga Covid-19 në të njëjtën ditë, me asnjë minutë të plotë ndërmjet, ka thënë familja e tyre.

Leslie dhe Patricia McWaters vdiqën dy ditë para Falënderimeve më 24 nëntor në spital në Jackson, Michigan. “Ata bënë pothuajse gjithçka së bashku, prandaj nuk duhet të jetë për t’u habitur që ata shkuan së bashku brenda të njëjtit minutë,” tha familja McWaters.

Patricia McWaters 78 vjeçare, ishte një infermiere e regjistruar në Spitalin Foote Allegiance në Jackson dhe Leslie McWaters 75vjeç, ishte një veteran i Rezervave të Marinës së Shteteve të Bashkuara. Çifti ishtin martuar në 16 Prill 1973 dhe ishin së bashku për pothuajse pesë dekada.

Të dy u pranuan në spital pasi kishin simptoma të Covid-19, dhe shpejt u bë e qartë se rastet e tyre ishin të rënda. Kur ata vdiqën, kohët e tyre të vdekjes u regjistruan si identike, 4.23 pasdite të martën. Familja tha se Patricia McWaters, vdiq një minutë më herët se burri i saj Leslie, i njohur gjithashtu si LD për miqtë dhe familjen. Familja tha se çifti ende pëlqente të shkonte të kërcente në një lokal, ku edhe ishin takuar për herë të parë. Çifti ka dy vajza dhe tre nipër e mbesa.

Me SHBA ende vendi më i goditur në botë për sa i përket rasteve të konfirmuara të koronavirusit, Michigan ishte shteti i pestë më i lartë për sa i përket infeksioneve të reja në javën e fundit dhe i katërti më i lartë për sa i përket vdekjeve