Fjalë Kyçe

Çifti italian me koronavirus shënojnë përvjetorin e tyre të dasmës në kujdesin intensiv

Çifti italian me koronavirus shënojnë përvjetorin e tyre të dasmës në kujdesin intensiv

Mjekët organizojnë një festë për përvjetorin e martesës së një çifti të cilët ishin nën kujdesin intensiv pasi ishin të infektuar me koronavirus.

Sandra 71-vjeçare dhe burri Giancarlo 73-vjeçar, mbajtën duart me ventilatorë mbi fytyrat e tyre në Spitalin Murri në komunën e Fermo, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Roberta Ferretti, një infermiere reanimacioni në spital, zbuloi se çifti duhej të festonin përvjetorin e 50-të të martesës dhe organizuar një festë me mjekët e tjerë.

Stafi me veshje të plota mbrojtëse mund të shihen duke rrethuar çiftin dhe duke bërë zemra me duart e tyre.

Fëmijët e çiftit, të quajtur Gianluca dhe Andrea, thuhet se morën foton e festimit dhe falënderuan stafin e spitalit, duke thënë: “Ne kemi marrë një dhuratë fantastike”.