Fjalë Kyçe

Çifti shqiptar nuk arrin ta gënjejnë policinë, ia gjejnë 12 kg drogë në bagazh

Çifti shqiptar nuk arrin ta gënjejnë policinë, ia gjejnë 12 kg drogë në bagazh

Një çift shqiptar është arrestuar në Itali për trafik kokaine, pasi u kapën me 12 kg lëndë narkotike brenda në makinën tip “Ford Fiesta”.

Arrestimi i dy shqiptarëve u bë në 27 janar në Lodi, por për arsye hetimore nuk u publikua nga autoritetet italiane.

Por si u kapën? Burrë dhe grua u ndaluan nga policia për shkak të kufizimeve nga koronavirusi dhe u pyetën se ku po shkonin?

Çifti fillimisht hezitoi më pas i thanë policisë se po shkonin te të afërmit për disa ditë pushime, por justifikimi nuk i bindi policët pasi në makinë nuk kishte asnjë çantë.

Nisur nga nervozizmi efektivët vendosën ta kontrollonin makinën ku zbuluan koainën.

Në dhjetor të vitit të kaluar u kap një tjetër shqiptar në Lodi me 43 kg kokainë.