Fjalë Kyçe

Cila është e vërteta rreth vizës amerikane për Haradinajn? Flet Blerim Kuçi

Cila është e vërteta rreth vizës amerikane për Haradinajn? Flet Blerim Kuçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur rreth raportimeve në media se kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj, i është refuzuar viza amerikane.

Haradinaj ka planifikuar të udhëtojë drejt Shteteve të Bashkuara, për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit atje, në muajin shkurt, dhe atij i duhet vizë për të shkuar në Amerikë.

Raportohet se viza i është refuzuar shefit të ekzekutivit, ndërsa kabineti i tij thotë se deri më tani s’ka asgjë zyrtare rreth kësaj çështjeje. Vitin e kaluar, Haradinajt i ishte vonuar përgjigja nga Amerika rreth aplikimit të tij për vizë.

E, Kuçi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “nuk e di të vërtetën lidhur me vizën”.

“Konfirmimin e ka dhënë z. Arifaj, është prononcuar këtë çështje”, është shprehur Kuçi, duke iu referuar deklaratës së shefit të kabinetit të Haradinajt, për Gazetën Express.

“Mua më është dukur e çuditshme, nëse është e vërtetë”, ka thënë Kuçi rreth raportimeve se Haradinajt i është refuzuar viza.

“Me kryeministrin jam takuar sot, por nuk e kemi pasur këtë temë”, ka treguar ai.