Fjalë Kyçe

Cilat gjuhë i njeh Zoti? Tregon hoxhë Enis Rama

Cilat gjuhë i njeh Zoti? Tregon hoxhë Enis Rama

Hoxhë Enis Rama ka folur për Zotin gjatë një interviste në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Ai është pyetur nga Berat Buzhala se cilat gjuhë i njeh Zoti.

“Zoti i flet të gjitha gjuhët”, është shprehur hoxha. “I drejtohet njerëzve me cilën gjuhë dëshiron”, ka theksuar ai.
Rama është pyetur edhe nëse Zoti ka popullur të përzgjedhur.

Ai ka thënë se Zoti i vlerëson individët, ndërsa popull të përzgjedhur s’ka.

Rama ka thënë se “rregullat e kësaj bote nuk vlejnë për Zotin”.

Zoti “nuk fle dhe nuk ha”, është shprehur ai më tej.

“Sido që të mendoni Zotin, ai del ndryshe. Domethënë imagjinata juaj kurrë nuk mund të arrijë deri në atë pikë sa të dihet se si duket Zoti”, ka thënë Rama.

“Zotin nuk e ka parë asnjë pejgamber”, ka deklaruar hoxha në T7. “Është e pamundshme të shihet”, është shprehur ai.