Fjalë Kyçe

Cilat janë disa nga ushqimet që mund të rrisin sistemin imunitar?

Cilat janë disa nga ushqimet që mund të rrisin sistemin imunitar?

Sistemi imunitar përfshin shumë struktura dhe procese biologjike brenda një organizmi që mbrojnë nga sëmundjet.

Në periudha të ndryshme, sidomos në ato gripoze mundohemi që ta rrisim sistemin imunitar edhe përmes ushqimeve.

Nutricistja Urata Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka treguar lidhur me ushqimet që e rrisin sistemin imunitar.

“Kryesisht ushqimet që e rrisin sistemin imunitar janë ushqimet kanë mikro-makro nutrientë. Ushqimet që përmbajnë vitamina, minerale, antioksidantë janë ushqimet si frutat, perimet… Pemët si portokalli, limoni, grejpfruti… këto e rrisin sistemin imunitar”, tha ajo.

Tutje Rexhepi shtoi se po ashtu duhen të jenë në regjimin ushqimorin edhe ushqimet që përmbajnë pro-biotikët si kefiri dhe jogurti, pasi mbështesin shëndetin e zorrëve që luajnë rol shumë të rëndësishëm në trupin e njeriut.

“Perimet, bishtajoret, peshqit krejt këto ndikojnë në sistemin imunitar”, tha ajo.