Fjalë Kyçe

Cilës këngëtare i thotë Emina Cunmulaj të këndoftë zemra se ma knaqe shpirtin

Cilës këngëtare i thotë Emina Cunmulaj të këndoftë zemra se ma knaqe shpirtin

Modelja shqiptare së fundmi në Instagram shihet e mahnitur nga performanca e Albërie Hadërgjonaj-t.

Është ndjenjë shumë e mirë teksa sheh artistët shqiptar të përkrahin njër tjetrin, shkruan lajmi.net.

Modelja që jeton dhe vepron në Amerikë por me origjinë shqiptare Emina Cunmulaj ka përdorur llogarinë e saj në Instagram për t’a shfaqur mbështetjen e saj ndaj këngëtares Albërie Hadërgjonaj.

Në videon e publikuar nga Cunmulaj me mbishkrimin “E ty tu knoft zemra se ma knaqi shpirtin” modelja shpreh admirimin e saj në drejtim të Albëries e cila shihet duke performuar në programin e Oxygen.

Së fundmi këngëtarja Hadërgjonaj ka paralajmëruar një seri këngësh.