Fjalë Kyçe

Cili është konsulli që i shpëtoi vendimi të Konjufcës për shkarkim?

Cili është konsulli që i shpëtoi vendimi të Konjufcës për shkarkim?

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca ka bërë të ditur se vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme, në kundërshtim me nenin 20 të Ligjit Nr. 03/L-122 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës.

Në mesin e 14 konsujve të shkarkuar nuk është edhe Faruk Bytyqi konsull në Konsullatën e Kosovës në Strugë të Maqedonisë së Veriut, e hapur tash së fundi.

“Z. Faruk Bytyqi, me gradën sekretar i dytë, caktohet të shërbejë në Misionin Konsullor të Republikës së Kosovës në Strugë/Republika e Maqedonisë Veriore, me mandat katër (4) vjeçar. Z. Faruk Bytyqi fillon realizimin e detyrave dhe obligimeve të tij si sekretar i dytë në misionin konsullor në Strugë, nga data 15.02.2020”, thoshte vendimi.

Kujtojmë, që Konjufca në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ky vendim për shfuqizimin e vendimeve të kundërligjshme atakon 14 konsuj në disa Ambasada të Republikës së Kosovës në botë.

 

Më poshtë ju sjellim listë e plotë:

  1. Xheraldina Rexhepi – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Vjenë/Austri;
  2. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
  3. Kadri Balaj – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Podgoricë/Mali i Zi;
  4. Henor Pakashtica – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Sofje/Bullgari;
  5. Xhavit Gerbeshi – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Duseldorf/Gjermani;
  6. Ngadhnjim Makolli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Kanberra/Australi;
  7. Ramiz Ismajli – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Abu Dhabi/EBA;
  8. Ismet Hajdini – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Pragë/Çeki;
  9. Znj. Modesta Imeri – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington/Shtetet e Bashkuara të Amerikës;
  10. Eshref Haxhiu – Konsull në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Doha/Katar;
  11. Kadri Gërvalla – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart/Gjermani;
  12. Lutfi Bilalli – Konsull në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Frankfurt/Gjermani;
  13. Liridon Sadrija – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës se Kosovës në Hamburg/Gjermani;
  14. Znj. Diellza Hoti – Konsulle në Ambasadën e Republikës së Kosovës në EBA”.