Barcelona dhe Real Madrid barazuan 1 me 1 në Camp Nou, ndrësa përballja e tyre e dytë do të jetë pas dy javësh.
Mediat spanjolle janë duke e ngritur në qiellin e shtatë Arthur Melon e Barcelonës, pas paraqitjes së mbrëmshme, përcjell lajmi.net.
Sipas tyre, Barcelona ka arritur ta gjej pasuesin e Xavi Hernandez, që mbrëmë pati një paraqitje spektakolare.
Melo mbrëmë luajti për 90’ minuta, kishte 92 për qind të saktësisë në pasime, i fitoi 10 nga 14 duelet, bëri gjashtë ndërprerje të aksioneve, bëri 3 driblime me sukses nga po aq të tentuar.