Fjalë Kyçe

Çiljeta e mbuluar me shami uron myslimanët për Muajin e Ramazanit

Çiljeta e mbuluar me shami uron myslimanët për Muajin e Ramazanit

Këngëtarja uron gjithë besimtarët muslimanë për një nisje të mbarë të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Çiljeta e konvertuar në myslimane kohë më parë është mbuluar me shami dhe ka falur namazin duke mirëpritur kështu muajin e shenjtë të Ramazanit, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi më një shami të zezë, ku shkruante “Sabah Namaz”, dhe pak më vonë ndau edhe një video me të cilën uroi Muajin e Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve,Allah na pranoftë lutjet e na mbushtë zemrat me mirsi,na i pastroftë zemrat tona e ja beftë rrisk tër botës anembanë t’ja u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë,”- shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj.