Fjalë Kyçe

Çitaku bën thirrje që Kosova të pranojë refugjatët nga Afganistani

Çitaku bën thirrje që Kosova të pranojë refugjatët nga Afganistani

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, është deklaruar pro strehimit të afganëve në Kosovë.

Ish-ambasadorja e Kosovës thotë se Kosova duhet të tregojë zemërgjerësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku tha se e Kosova e di shumë mirë momentin kur dëbohesh dhunshëm nga shtepia.

Postimi i plotë:

“Ne në Kosovë e dimë shumë mirë ndjenjën e pafuqisë që vije në momemtin kur dëbohesh dhunshëm nga shtëpija. Dhimbjen dhe pasigurinë që të kaplon kur ndahesh pa dëshirë nga gjithcka që njeh dhe don.

Sot, Kosova e vogël dhe me resurse të limituara, duhet të tregojë zemërgjërësi dhe të pranojë një numër të refugjatëve nga Afganistani”.