Fjalë Kyçe

Çitaku flet për kontributin që dha komandant Shehu për pavarësinë e Kosovës

Çitaku flet për kontributin që dha komandant Shehu për pavarësinë e Kosovës

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka thënë se secili e ka dhënë kontributin e vet për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por komandanti Gani Shehu ka qenë në gjendje t’i japë të gjitha.

Postimi i plotë:

Pasi që u plagos në luftë, u soll për shërim në Amerikë. Menjëherë, posa u këndellë u kthye sërish në luftë në Kosovë. Por kësaj radhe me vete kishte plotë vajza e djem nga SHBA-të.

Batalioni Atlantiku është një prej pjesëve më të ndritura të historisë sonë”, ka shkruar ambasadorja Çitaku në Facebook.

E trimat si Ganiu janë të rrallë. Ganiu nuk flet e nuk krekoset kurrë. Kur na dëgjon neve tjerëve teksa e lavdërojmë, i vije siklet ‘jo bre Ambasadore, unë e kam pasur borxh për të luftuar për vendin tim.
Urime pavarësia Komandant Gani Shehu.