Fjalë Kyçe

Çitaku i reagon Gërvallës: Detyra juaj s’është ta shtrembëroni të vërtetën

Çitaku i reagon Gërvallës: Detyra juaj s’është ta shtrembëroni të vërtetën

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvallës, duke thënë se ajo e ka për detyrë ta tregojë Kosovën në dritën e saj më të mirë.

Ky reagim i Çitakut erdhi pasi Gërvalla, tha nw Formuin e Dubrovnikut se Kosova dhe vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet ta fajësojnë Bashkimin Evropian për gabimet e saj.

Gërvalla në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut ka lënë të nënkuptohet se vendi akoma nuk ia ka dalë në integrimin drejt BE-së si dhe për liberalizim të vizave, njofton Klan Kosova.

“E nderuara Ministre, Para pak javësh në Prishtinë, Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë konfirmoi atë të cilën Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian po e përsërisin tani e disa vite: Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave”, shkruan Çitaku në Facebook.

“Keni parasysh, qytetarët e Venezuelës, Kolumbisë e shumë të tjerë deri në Taiëan mund të udhëtojnë pa viza në BE. Askush nuk po thotë se Kosova është gati sot të jetë anëtare e BE-së, sepse ne kemi ende për të bërë në luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit dhe në përjetësimin e vlerave evropiane”.

Çitaku tha se as brenda Bashkimit Evropian nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve, porse Gërvalla si ministre duhet ta thotë të vërtetën.

“Por, ta keni të qartë, as brenda BE-së nuk ka uniformitet në zbatimin e vlerave dhe standardeve”.

“Jo të gjitha vendet e BE-së janë në nivelin e Finlandës apo Suedisë. Por, mbi të gjitha, ju jeni Ministre e Jashtme e Kosovës. Detyra e juaj është ta plasoni Kosovën në dritën e saj më të mirë. Jo të mos e thoni të vërtetën, por as mos ta shtrembëroni atë”.