Fjalë Kyçe

Çitaku ia kujton Daçiqit se ai mund të dënohet për shkrimin në kartëmonedhën amerikane

Çitaku ia kujton Daçiqit se ai mund të dënohet për shkrimin në kartëmonedhën amerikane

Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku ka reaguar pasi Dacic shkroi në kartëmonedhën amerikane 100-dollarësh “Kosova është Serbi”. Ajo ia kujtoi ligjin, sipas të cilit ministri serb mund të dënohet në SHBA.
Ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku, i ka cituar kryediplomatit serb Ivica Dacic ligjin sipas të cilit ai mund të dënohej në SHBA.

Dacic shkroi në kartëmonedhën amerikane 100-dollarësh “Kosova është Serbi”, dhe në shtetin serb pas tij filloi fushata që ky mbishkrim të hidhet në të gjitha kartëmonedhat.
Derisa shumë kosovarë iu kundërpërgjigjen, Çitaku i kujton diçka tjetër Dacicit.

“Do ta lë këtë këtu: Kushdo që i dëmton, i shpon, bashkon ose i ndanë, ose bën diçka tjetër në kartëmonedha, drafte, shkresa ose mjete të tjera bankare, të ndonjë shoqërie nacionale bankare, Bankës Federale të Rezervave ose Sistemit Federal të Rezervave, me qëllim që ato t’i bëjë të papërdorshme, duhet të dënohet nën këtë ligj ose mund të burgoset për jo më shumë gjashtë muaj, ose mund të marrë të dyja ndëshkimet”, ka shkruar diplomatja kosovare në Facebook./gazetametro.net