Fjalë Kyçe

Çitaku me postim prekës për fëmijët e familjes Jashari që u vranë nga forcat serbe

Çitaku me postim prekës për fëmijët e familjes Jashari që u vranë nga forcat serbe

Ambasadorja në detyrë e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, ka shpërndarë një fotografi të fëmijëve të familjes Jashari që u vranë në sulmin e forcave serbe më 5, 6 e 7 mars.

“Fëmijët që shihni në këtë fotografi, nuk patën kurrë shansin të rriten”, e ka nisur postimin e saj Çitaku, ndërsa ka thënë se të njëjtit s’patën kurrë mundësinë që të përjetojnë lirinë.

Ajo ka përkujtuar faktin që edhe sot e kësaj dite s’ka kërkimfalje nga Serbia për gjenocidin në Kosovë.

“Fëmijët që shihni në këtë fotografi nuk e patën kurrë shansin të rriten. Ata nuk e patën kurrë shansën të përjetojnë lirinë. Para 22 vitesh, 59 anëtarë të familjes Jashari u vranë brutalisht në shtëpi nga forcat serbe. Deri sot, asnjë kërkim falje nga Serbia”, ka shkruar Çitaku.