Ndeshjet e para në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020 kanë përfunduar dhe lojtarët janë rikthyer te ekipet e tyre përkatëse, ku nga kjo rifillojnë kampionet më elitare në Evropë.
Manchester City është njëra nga ato skuadra të cilat kanë një numër të madh lojtarësh që luajnë për kombëtare të ndryshme.
Faqja zyrtare e klubit në Twitter ka publikuar foto nga stërvitjet ku shihet një atmosferë mjaft e ngrohtë mes lojtarëve.