Fjalë Kyçe

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Çka do të ndodhë sot në Kosovë?

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala vazhdon intervistimet me zyrtarët e PTK-së. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 303, ora 10:00)Fillojnë punimet në revitalizimin e varrezave hebraike në Arbëri. (Varrezat hebraike, Arbëri, ora 10:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Lipjanit dhe Organizatës “QATAR CHARITY”. (Komuna e Lipjanit, ora 09:30)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik. (Kuvendi i Kosovës, Salla N 302, ora 11:00)Hapet Panairi i artizanateve dhe trashëgimisë. (Sheshi “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 11:00)Bëhet inaugurimi i urës së re në fshatin Smolicë. (Smolicë, Gjakovë, ora 11:00)

Mbahet marshi protestues kundër racizmit me moton “Kunder Vrasjeve Institucionale”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)Promovohet libri i shkrimtarit francez për Kosovën, Jean Yves Carlen, i cili i dedikohet Ilir Mustafës, një veprimtar i mërgatës shqiptare në tri dekadat e fundit. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 12:00)

Mbahet Seminari Ndërkombëtar i Biznesit për zhvillimin e Zonës Industriale të re në Drenas. (Hotel “Sëiss Diamond”, ora 14:30)