Fjalë Kyçe

Çka po ndodh mes Ledrit e Kides?

Çka po ndodh mes Ledrit e Kides?

Menjëherë tek një bashkëpunim. Kështu kanë nisur të aludojnë së fundmi edhe fansat e Ledri Vulës dhe Kidës, pasi të dy këngëtarët janë shfaqur bashkë në një foto.

Ledri ka publikuar në Instagram një foto me Kidën, ndërkohë që të dy shfaqen me disa kunguj përreth. Kështu artistët kanë treguar se kanë nisur përgatitjet për “Halloween”, por fansat janë të bindur se ka diçka më shumë përtej kësaj fotografie.

“Ndoshta kemi një këngë?”, kjo është pyetja që ju kanë drejtuar ndjekësit në Instagram këngëtarëve dhe me të drejtë.

Ledri dhe Kida kanë treguar se kanë një miqësi shumë të ngushtë, mirëpo nuk i kemi parë shpesh të shfaqen bashkë në një foto, ndaj fansat nuk kanë faj që mendojnë se bëhet fjalë për një bashkëpunim.

As Ledri dhe as Kida nuk kanë reaguar pas këtyre pyetjeve dhe me siguri nuk do të marrim një përgjigje deri sa të vijë projekti, nëse do të ketë një të tillë mes tyre. Ndërkohë kujtojmë se para pak javësh reperi publikoi projektin e tij më të ndjerë muzikor, “Si baba”, si dedikim për vajzën që pritet të vijë së shpejti në jetë. Ndërsa kënga e fundit e Kidës është “Edhe Sa”, që rezultoi një hit i vërtetë.