Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe ish-sekretarja amerikane, Madeleine Albright, kanë filluar së bashku ecjen nëpër sheshin qendror të Prishtinës, ceremoni e quajtur kjo “Ecja e Lirisë”.
Gjatë kësaj ecje, ajo që ka rënë në sy, është kujdesi i presidentit Clinton. Ai për asnjë moment nuk ia ka lëshuar dorën ish-sekretares Albright, duke treguar kujdes të jashtëzakonshëm për të , shkruan Gazeta Express.
Pas pak ata së bashku do të marrin pjesë në zbulimin e bustit të ish-sekretares Madeleine Albright në Prishtinë.
Më herët Clinton e Albright kanë marrë pjesë në organizimin qendror të mbajtur në shesin Skënderbeu në kryeqytet, ku kanë mbajtur edhe fjalime.