Fjalë Kyçe

Çmendet Barça, 250 milionë euro për Kane

Çmendet Barça, 250 milionë euro për Kane

Gjiganti spanjoll, Barcelona është duke u përgatitur që të bëjë blerjen më të shtrenjte në historinë e futbollit.

Luis Suarez është duke ju afruar moshës 32 vjeç. Sulmuesi uruguaian po vuan një dëmtim në gju që po e mban jashtë fushave të lojës.

Barcelona ndërkohë është duke menduar për të afruar një sulmues të madh në merkaton e verës së ardhshme, teksa emri më potencial sipas medieve angleze është Harry Kane i kërkuar edhe nga skuadra të tjera të mëdha.

Mbappe, Griezmann dhe Richarlison janë emrat e tjerë që janë në radarin e Barcelonës, por katalanasit kanë bërë gati 250 milionë euro për ta rrëmbyer nga skuadra angleze në verën e ardhshme.

Një ofertë e frikshme që mund ta bëjë atë blerjen më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Kane është një nga sulmuesit më potent në Premier League, teksa ka qenë thuajse gjithmonë në vitet e fundit në krye të golashënuesve më të mirë.