Klubi anglez, Tottenham kanë paralajmëruar Real Madridin se duhet të paguajnë 350 milionë euro për yllin e tyre, Harry Kane, raporton “AS”, përcjell Gazeta Alo.
“Los Blancos” prej kohësh janë duke tentuar ta blejnë sulmuesin anglez, i cili aktualisht konsiderohet njëri ndër sulmuesit më të mirë në planet.
Madrilenë akoma janë në kërkim të zëvendësuesit te Cristiano Ronaldos, i cili verën e kaluar iu bashkua Juventusit.
Por, siç raportohet, “Spurs” janë të gatshëm të heqin dorë nga Kane, por vetëm për çmimin marramendëse prej 350 milionë euro, shifër kjo që do ta bënte transferimin më të shtrenjte në historinë e futbollit.
Kujtojmë së transferim më i shtrenjte deri tash është transferimi i Neymarit nga Barcelona te PSG-ja për çmimin 222 milionë euro. /Gazeta Alo/