Klubi i inkuadruar këtë edicion në Superligë, Ulpiana ka shënuar fitore të madhe në shtëpi ndaj Ballkanit duke e mposhtur me përmbysje rezultati 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 12-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit ishin të parët që kaluan në epërsi përmes Ardi Shalës, që realizoi golin në minutën e 46-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.
Goli i barazimit erdhi në minutën e 69-të, kur Goncalves realizoi për t’i dhënë shpresa ekipit vendas për një rezultat pozitiv nga ky takim.
Në vazhdim, Ballkani sulmonte në kërkim të golit të fitores, por atë e gjeti Ulpiana në minutat shtesë të ndeshjes.
Ishte Shala që realizoi duke i dhënë tri pikë të mëdha skuadrës lipjanase.
Me këtë fitore, Ulpiana ikën nga zona e rrezikshme dhe pozicionohet në vendin e shtatë me 13 pikë, kurse Ballkani mbetet në kuotën e 21 pikëve dhe bie në vendin e tretë.