Përpara se të kishte një boom turistësh, Mykonos që sot punëson mijëra vetë ishte thjesht një ishull i varfër peshkatarësh.
Një vizitë e ish zonjës së parë të shteteve të bashkuara të Amerikës Jackie Kennedy me bashkëshortin e saj të dytë, manjatin grek, Aristotel Onasis e bëri ishullin të famshëm. Sot shampanja dhe paraja derdhet lumë në Mykonos.
Njerëz të pasur e të veshur bukur, superjahte, dhe një luks i shfrenuar të mirëpret në Nammos, një brez rëre rreth 100 metra e gjate, ku dendësia e milionereve nga e gjitha bota për metër katror është më e madhe se kudo tjetër shkruan Daily Mail.