Fjalë Kyçe

Çmenduria e merkatos, Manchester United bie dakord me Real Madridin për Pogban

Çmenduria e merkatos, Manchester United bie dakord me Real Madridin për Pogban

“Djajtë e Kuq” e kanë kuptuar vullnetin e yllit të tyre, Paul Pogba, për t’u larguar nga “Old Trafford”. Po ashtu, e dinë mirë se çfarë do të thotë të mbash një futbollist me zor në skuadër, aq më tepër një karakter problematik si francezi.

Për pasojë, po mendojnë se si të përfitojnë sa më shumë nga shitja e tij. Llogaritë janë bërë në letër dhe synimi është i qartë; të merren dy lojtarë, plus një shumë e madhe parash për kampionin e botës.

Më konkretisht, Manchester United kërkon 70 milionë euro në dorë nga Real Madridi për Pogba, por edhe dy lojtarë të bardhë si pjesë e operacionit: Gareth Bale dhe Toni Kroos.

Vetë mesfushori francez i ka ushqyer spekulimet se koha e tij në “Old Trafford” ka mbaruar, pas eksperiencës së tij të dytë në këtë klub.

“Los Blancos” duken të dëshpëruar për ta marrë francezin në “Santiago Bernabeu”, edhe me “yshtjen” e trajnerit Zidane. Presidenti Perez duket i gatshëm të paguajë një shumë të konsiderueshme “cash”, plus dy lojtarë të mëdhenj, për të marrë objktivin madhor të merkatos së verës.

Pas Eden Hazard, një tjetër galaktik si Pogba do të ishte “qershia mbi tortë” e Real Madridit, që ka shpenzuar më shumë se 300 milionë euro deri tani, për blerje futbollistësh.