Fjalë Kyçe

Courtois: Ancelotti më thotë t’i lë sulmuesit të shënojnë në stërvitje, për t’u dhënë atyre besim

Courtois: Ancelotti më thotë t’i lë sulmuesit të shënojnë në stërvitje, për t’u dhënë atyre besim

Portieri belg është duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë këtë sezon.

Thibaut Courtois është duke shkëlyqer te Real Madridi, duke qenë titullar i padiskuteshëm edhe këtë edicion, transmeton lajmi.net.

Portieri është duke zhvilluar paraqitje shumë të mira, dhe është njëri ndër më meritorët pse Reali ndodhet në krye të tabelës në La Liga.

Në një intervistë për mediat belge, Courtois ka zbuluar se trajneri Carlo Ancelotti i kërkon atij ti lë sulmuesi të shënojnë gola në stërvitje.

“Ancelotti më kërkon t’i lë sulmuesit të shënojnë në stërvitje, për t’u dhënë atyre besim”, tha Courtois.

29-vjeçari, këtë edicion ka luajtur 20 ndeshje me “Los Blancos” në të gjitha garat duke mbajtur portën e paprekur në shtatë duele.