Fjalë Kyçe

Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Covax njofton se do ta furnizojë Kosovën me vaksina deri në maj

Aleanca Covax ka publikuar listën e vendeve të cilat do të furnizohen me vaksina në periudhën mars-maj. Në mesin e këtyre shteteve është edhe Kosova, ku pritet të dorëzohen 100 mijë e 800 vaksina Astra Zeneca.

Covax ka deklaruar se furnizimi do të bëhet në afatet kohore shkurt-mars dhe prill-maj, por koha e dorëzimit varet nga disa faktorë duke përfshirë miratimin nga vendet përfituese për përdorimin e vaksinës, disponueshmërinë e prodhimit, dhe kritere tjera sikurse planet e vaksinimit dhe marrëveshjet e dëmshpërblimit, autorizimet e importit, etj.

Dorëzimet në këtë fazë kanë filluar në dy vende afrikane në Gana dhe Bregun e Fildishtë, të cilat janë furnizuar me nga 500 mijë doza të vaksinës Astra Zeneca të prodhuara nga Instituti Serum.

“Dorëzimet e mëtejshme janë duke u zhvilluar këtë javë dhe sapo të bëhen të gatshme dozat tjera do të vazhdojnë të dorëzohen në mënyrë të vazhdueshme gjatë muajve të ardhshëm”, thuhet në njoftimin e Covax.

Në këtë listë është edhe Shqipëria, por si vet-financuese e 120 mijë vaksinave.