Fjalë Kyçe

“COVID ka 70 vite që jeton me …”/ Ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

“COVID ka 70 vite që jeton me …”/ Ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Teksa e gjithë bota është në panik nga Covid, shkencëtarët kanë nisur kërkimet për të zbuluar më shumë rreth këtij virusi të panjohur.

Së fundmi thuhet se koronavirusi SARS COV-2 mund të ketë bashkëjetuar me lakuriqët e natës prej më shumë se 70 vitesh.

Ky është rezultati i hulumtimit të një ekipi shkencëtarësh të Universitetit të Pensilvanisë, që kanë ballafaquar patogjenët që shkaktojnë Covid-19 me koronaviruset e tjera.

Sipas tyre, rezultati i analizave, të botuara në revistën Nature Microbiology, tregon se SARS-COV-2 është ndarë gjenetikisht nga “familja” e tij në tri epoka të ndryshme, rreth viteve 1948, 1969 dhe 1982, gjë që do të thotë se virusi ka qarkulluar te kafshët në mënyrë të fshehtë prej dekadash.

Studimi mund të jetë një provë se virusi ka origjinë natyrale dhe nuk është produkt i eksperimenteve njerëzore, por nga ana tjetër paralajmëron edhe se struktura e tij gjenetike është shumë dinamike.