Fjalë Kyçe

Cramon: Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Cramon: Kosova e meriton anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Raportuesja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka thënë se e mbështetë plotësisht aplikimin që Kosova të bëhet pjesë e Këshillit të Evropës.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Cramon shkroi se Kosova dhe qytetarët e saj e meritojnë qasjen në mekanizmat e Evropës.

“Unë e kam mbrojtur këtë për një kohë të gjatë dhe kështu jam dakord me propozimin e Qeverisë së Kosovës për të aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Qytetarët e Kosovës meritojnë qasje të plotë në mekanizmat më të vjetër të Evropës për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut , duke përfshirë #ECHR #ECtHR”, ka shkruar ajo.

Edhe themeluesi dhe Kryesuesi i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka thënë se është momenti që Kosova të jetë anëtare e Këshillit të Evropës.

“Është e çuditshme pozita e Kosovës jashtë Këshillit të Evropës. Kosova mbështet politikën e jashtme të Bashkimit Evropian dhe të Britanisë së Madhe. Do të ketë vota në BE për ta pranuar atë. Bëjeni tani. Vëreni në votim pranimin e Kosovës”, ka theksuar Knaus.