Fjalë Kyçe

Cristiano Ronaldo rrezikon pezullimin nga Liga e Kampionëve

Cristiano Ronaldo  rrezikon pezullimin nga Liga e Kampionëve

Gjesti i Cristiano Ronaldo nën hetim, rrezikon pezullimin në Ligën e Kampionëve.

UEFA ka vendosur të hapë një hetim kundër Portugezit për gjestin e bërë nga ai në përfundim të ndeshjes. Për CR7 rrethanat janë rënduese pasi ka bërë gjestin në drejtim të sektorit të tifozëve të Atletikos.

Dallimi midis gjestit të teknikut të Atletikos dhe atij të Portugezit ? Mund të jetë në motivet. Simeone, në fakt, e justifikonte menjëherë veten duke thënë se ngazëllimi i tij tregonte atributet e skuadrës së tij dhe u ishte drejtuar tifozëve të tij dhe jo atyre të Juventusit.

Ndërsa gjesti i Cristiano Ronaldos mund të konsiderohet tallës ndaj tifozëve kundërshtarë. Ky është i gjithë ndryshimi në të cilin Uefa ka vendosur të hetojë duke analizuar imazhet televizive./GazetaAlo