Fjalë Kyçe

Çudira nga India, çifti vendos të quaj foshnjën e porsalindur “dezinfektues’

Çudira nga India, çifti vendos të quaj foshnjën e porsalindur “dezinfektues’

Një çift i ri në Indi, vendosi që djalit të tyre të porsalindur, t’ia vendosnin emrin “Sanitiser” (dezinfektues në shqip).

“Sa herë që njerëzit të flasin për koronën, ata do të kujtojnë që ishte saniteri (dezinfektuesi) që i shpëtoi”, u shpreh babai i të porsalindurit, Omvir Singh.

Më tej ai shtoi:

“Të gjithë luftojnë kundër këtij virusi, nga kryeministri ynë deri tek njerëzit e thjeshtë”.

Ndërkaq, Omvir nuk është i vetmi që ia ka vendosur djalit një emër lidhur me pandeminë e koronavirusit. Një grua para disa javësh, po në Indi, vendosi të quajë binjakët e porsalindur “Corona” dhe “Covid”.