Fjalë Kyçe

“Curri” krah për krah me Veselin dhe Lushtakun, Enver Hoxhaj tregon nëse ka lidhje me PDK-në

“Curri” krah për krah me Veselin dhe Lushtakun, Enver Hoxhaj tregon nëse ka lidhje me PDK-në

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj e ka injoruar plotësisht fotografin ku Ismet Osmani i njohur si “Curri” shfaqej krah për krah me Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun.

I pyetur Hoxhaj për lidhjen e Currit me PDK-në ku ai shfaqej mjaftë i afërtë me Veselin dhe Lushtakun, ai ka thënë se “Curri” nuk ka të bëjë asgjë me PDK-në.

“Mendoj që nuk duhet të merremi me ngjarjet që nuk kanë të bëjnë fare me PDK-në. Personat që po i përmendni nuk kanë fare lidhje me PDK-në. Përgjigja ime është e plotë që policia dhe drejtësia ta dhënë fjalën e tyre të fundit”, ka thënë Hoxhaj.

I arrestuari, Ismet Osmani në një fotografi të publikuar në kohë të zgjedhjeve të vitit 2017 shihej së bashku me Kadri Veselin dhe Sami Lushtakun.

“Fitorja e PDK-së e sigurte” është mesazhi i kësaj fotografie

Curri dyshohet se së bashku më disa persona të tjerë kanë përfituar miliona euro përmes fajdeve dhe mashtrimit.