Fjalë Kyçe

Cutrone befason të gjithë me skuadrën e re

Cutrone befason të gjithë me skuadrën e re

Wolves raportohet se janë afër transferimit të talentit të Milanit, Patrick Cutrone, për një shumë rreth 18 milionë euro.

Sipas Sky Sports, bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar, dhe Wolves shpreson të arrijë një marrëveshje me Milanin.

Megjithatë, 21 vjeçari Cutrone gjendet aktualisht me Milanin në turne në SHBA, dhe nuk do të nxitojë për të marrë një vendim.

Edhe pse dëshira e Cutrune është që të qëndrojë te Milan, italianët mund të pajtohen për shitjen e tij, pas dështimit të transferimit të Andre Silvas te Monaco./