Evropa me sa duket nuk arriti të zbatojë marrëveshjen e Brukselit, tha sot ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq.
Ai u tha gazetarëve në Beograd se nënshkroi këtë marrëveshje dhe se Beogradi qëndron pranë kësaj marrëveshjeje të Brukselit, teksa akuzoi Prishtinën zyrtare se ‘nuk po mendon për zbatimin e saj’.
“Ne do të shohim se si do të vazhdojë situata. Prishtina nuk mendon në përgjithësi për ta zbatuar atë. Se ku çon kjo dhe se si do të ndikojë në rrjedhën e mëtejshme të dialogut, mbetet të shihet, pasi në këtë moment dialogu është në koma dhe nëse do të ringjallet, kjo ende nuk dihet,” tha Daçiq.