Fjalë Kyçe

Daçiq i përgjigjet letrës së Haradinajt, ja çfarë i thotë

Daçiq i përgjigjet letrës së Haradinajt, ja çfarë i thotë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, dy ditë më parë u ka shkruar letër homologëve të tij në të gjithë botën, ku edhe u ka sqaruar se çfarë do të thotë dialogu Kosovë-Serbi.

E një përgjigje për këtë letër kryeministri Haradinaj e ka marrë nga ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq, shkruan Gazeta Alo.

Kështu të paktën ka bërë të ditur, këshilltari i kryeministrit Haradinaj, Halil Matoshi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Pasardhësi i “Kasapit të Ballkanit”

Burri që ka dalë nga lëvozhga ku është ngjizur fashizmi i Milośsević-it, Ivica Dacić, letrës së Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, (dërguar homologëve të tij botëror) i është përgjigjur duke vënë në pah protagonizmin e tij prej një nacionalisti folklorik serb si dhe duke shfaqur armiqësinë dhe urrejtjen e tij të thellë patologjike kundër shqiptarëve dhe Kosovës. Njeriu i afërt i “Kasapit të Ballkanit”, Ministri i jashtëm i Serbisë,pyet: “Nëse është ashtu, pse nuk bëhen anëtarë në Kombet e Bashkuara, INTERPOL ose UNESCO? Pse 13 shtete i kanë tërhequr njohjet dhe pse tani SHBA dhe BE pranojnë që të kërkohet një kompromis?” (Sipas “Večernje Novosti”)

P.S.

Kundërpërgjigja më adekuate do të ishte me pyetjen: Përe u godit Serbia e drejtuar nga ish shefi i tij nga demokracistë e avancuara me ‘Tomahaëk” me 1999?

Dhe një përgjigje telegrafike z. Dacić: Kosova “po ia shkurton” aftësitë blerëse Serbisë të migëve rusë dhe po i heq prodhimit të armëve më shumë se 500 milionë në vit dhe tarifa do tyë mbetët në fuqi për aq sa Dačić bën pyetje të tilla.

Kosova është në të drejtën e saj dhe frymon edhe pa njohjen e Serbisë, edhe pa INTERPOL e UNESCO, derisa bota e lirë sërish ta ndjejë rrezikun e ringjalljës së “vampirëve” serbë, që kërcënojnë sërish demokracinë në vet Serbinë duke mos i lënë rehat fqinjtë e tyre.

Në mijëra vjet qytetërim – dardanët kanë rregulluar jetën e tyre në durim e paqe duke i respektuar ata me të cilët e kanë ndarë hapësirën jetësore.

Ne edhe mund të jetojmë pa qenë në këto organizata, por lufta e Ministrit Dačić që ne të mos prsnohemi psh. në Interpol është inkurajim i krimit transnacional.

Duke e luftuar Kosovën, ai i ka dhënë krahun krimit, sepse karriera e tij nisë mbi krimin.

Dačić duhet ta ketë të qartë se Kosova kurrë me asgjë nuk do ta cënojë miqësinë e përhershme me ShBA dhe pikërisht kundërshtia që po i bën Serbisë dhe Rusisë është mburojë e vlerave euro-atlantike, sëkëndejmi është rreshtuar me aleatët strategjikë kundër “Boshtit të së keqes.”/Gazeta Alo/