Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Dacic, tha se arritja e një zgjidhjeje politike për Kosovën është prioritet kombëtar i Serbisë, ndërsa u bëri thirrje vendeve që e kanë njohur Kosovën, ta rishqyrtojnë vendimin e tillë.
Përsëriti ankesat e zakonshme se Prishtina është pengesë e Serbia është e gatshme për kompromis sipas tij.
Dacic i bëri komentet të mërkurën në një konferencë në Baku të Azerbajxhanit.
Siç transmeton një komunikatë e lëshuar nga Ministria e tij, Dacic tha se Serbia ka përjetuar pasoja nga mosrespektimi i ligjit ndërkombëtar, integritetit territorial dhe sovranitetit, sipas tij.
Por, shtoi ai, Serbia, duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, gjithashtu mbron edhe të drejtën ndërkombëtare, transmeton rel.
“Me gjithë veprimet e njëanshme të Prishtinës, Serbia mbetet e angazhuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e statusit të Kosovës, që do të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm. Ne, në raste të shumta, kemi treguar gatishmëri për të arritur një zgjidhje të tillë”, tha Daçiq.
Ai shprehu mirënjohje për të gjitha shtetet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës dhe tha se në dy vjetët e fundit, “pas argumenteve të Serbisë”, 15 shtete “e kanë tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës”.
Ryshfeti s’është faktori i vetëm i tërheqjes së njohjeve
Në ueb-faqen e Ministrisë së Jashtme të Kosovës figurojnë 116 shtete, të cilat thuhet se e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.