Fjalë Kyçe

Dafina thotë se ky është përjetim që nuk do ta harrojmë kurrë

Dafina thotë se ky është përjetim që nuk do ta harrojmë kurrë

Dafina Zeqiri ka dy fjalë për situatën në të cilën po kalon vendi.

Dafina Zeqiri ka pak ditë që ka publikuar projektin me titull “Një herë në jetë”, në bashkëpunim me Cricket, shkruan lajmi.net.

Pas publikimit të kësaj kënge, Dafina pranoi komente të shumta nga fansat, të cilët e vlerësonin lart këtë projekt.

Në mesin e këtyre mesazheve, këngëtarja vendosi që njërin prej tyre ta ndajë me ndjekësit në rrjete sociale.

Sipër atij mesazhi, Dafina bëri thirrje të qëndrojmë në shtëpi dhe tha se këtë përjetim nuk do ta harrojmë kurrë.

“Ju falënderoj të gjithë për koplimentet! Shpresoj që jeni gjithë mirë dhe të kemi durim! Rrini në shtëpi! Ky është një përjetim që s’kemi me e harru kurrë…Kështu që le të mundohemi të bëjmë kujtime të bukura në këto ditë të vështira…Ju jeni vet arsyeja pse unë mbushem me inspirim dhe bëj muzikë ku ne e gjejmë mesin tek njëri-tjetri…Ju dua”, ka shkruar ajo.