Fjalë Kyçe

Dafina ua mbyll syrin fansave, nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë – Foto

Dafina ua mbyll syrin fansave, nuk do t’ju zhgënjej asnjëherë – Foto

Dafina Zeqiri festën e ndërrimit të motmotit e ka kaluar në Cyrih të Zvicrës.

Këngëtarja e adhuruar shqiptare ka postuar fotot më të reja për këtë vit në llogarinë e saj në Instagram.

Ajo falënderon fansat e shumtë për mbështetjen që i kanë dhënë, duke premtuar se nuk do t’i zhgënjejë ata as në të ardhmen,

“Faleminderit për mbështetjen & dashurinë që gjithmonë ma keni dhuruar. Faleminderit që besoni në artin tim & shpresoj që kurrë s’do t’ju zhgënjej. Xo”, shkruan Dafina krahas fotove provokuese në njërën prej të cilave ajo edhe mbyll syrin.

Hiti i saj i fundit “Ring ring”, në bashkëpunim me Varrosi, ka marrë mbi tre milionë klikime në rrjetin You Tube, transmeton KosovaPress.