Fjalë Kyçe

Dafina Zeqiri e sulmon ashpër Arbër Bytyqin, por më pas e fshin postimin

Dafina Zeqiri e sulmon ashpër Arbër Bytyqin, por më pas e fshin postimin

Ani pse dikur kishin bashkëpunim goxha të ngushtë, këngëtarja Dafina Zeqiri gjatë ditës së sotme ka reaguar publikisht kundër grimerit Arbër Bytyqi, ndërsa këtë të fundit e ka quajtur “gënjeshtar”.

Madje, Zeqiri ka thënë se Bytyqi është njëri nga njerëzit “më fallco” në industrinë e tyre, ndërsa është ankuar se i njëjti po publikon fotografi të artistes në atelienë e tij, ani pse dyshja duket të kenë ndërprerë bashkëpunimin tash e një kohë.

“Arbër Rrenc (Gënjeshtar) Bytyqi Mua! Boll postove foto të mijat shumë të edituara. Në përgjithësi. Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di shumë mirë pse! Ti je një nga njerëzit më fallco në industri! Një gënjeshtar! Boll më postove. Nuk e bëj zakonisht këtë por dreqin! Je një sociopat!”, shkroi Dafina.

Por, nuk vonoi shumë dhe ylli i hitit “Malli” e ka fshirë fotografinë e publikuar, ndërkaq në anën tjetër, grimeri i famshëm kosovar nuk ka reaguar akoma rreth këtij postimi.