Fjalë Kyçe

Dafina Zeqiri ndan imazhe provokuese të realizuara vitin e kaluar në Maldive

Dafina Zeqiri ndan imazhe provokuese të realizuara vitin e kaluar në Maldive

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri njihet për stilin e veçantë që ka në paraqitje e në projekte.

Gjatë vitit të kaluar ajo kishte ndarë me fansa disa imazhe të realizuara në pushimet, të cilat i kaloi në Maldive.

Duket se asaj është duke i munguar ajo kohë, pasi në disa postime në rrjetin social Instagram ajo shpërndau po të njëjtat fotografi.

Në njërën prej tyre bukuroshja brune shihej e shtrirë në rërë, ku përmes pozave i theksoheshin linjat trupore.

Dafina në përgjithësi komentohet për tiparet sikurse të fytyrës dhe ato trupore, pasi për këto të fundit edhe stërvitet mjaft shumë.

Vlen të përmendet se “Zili Zili” është projekti i fundit nga artistja, që rezultoi të jetë i pëlqyer nga admiruesit e muzikës së saj.