Fjalë Kyçe

Dafina Zeqiri përkrah Alketa Vejsiut, jep një mesazh për femrat

Dafina Zeqiri përkrah Alketa Vejsiut, jep një mesazh për femrat

Dafina Zeqiri ishte e ftuara e radhës në emisionin e udhëhequr nga Alketa Vejsiu “Në kurthin e Piter Pan”.

Moderatorja nga Shqipëria përmes rrjeteve sociale ka treguar se sa shumë e adhuron dhe e çmon Dafina Zeqirin si artiste.

Ndërsa, një fotografi ku shihet bashkë me Alketën e ka publikuar edhe vet këngëtarja e cila në mbishkrim ka treguar se është e rëndësishme që femrat të përkrahin femrat.

“Kur femrat përkrahin njëra-tjetrën gjëra të pabesueshme ndodhin”, ka shkruar Dafina.

Ndërsa, këngëtarja është mjaft aktive këtë sezon me projekte të reja muzikore, teksa është në përgatitje të albumit të ri “Dafinë moj”.

https://www.instagram.com/p/CCtmplahp72/?utm_source=ig_web_copy_link