Fjalë Kyçe

Dafina Zeqiri tregon se kujt ia dedikoi këngën e re

Dafina Zeqiri tregon se kujt ia dedikoi këngën e re

Dafina Zeqiri së fundmi e ka publikuar bashkëpunimin me Lumi B.

Dafina Zeqiri dhe Lumi B së fundmi i kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor.

‘Lule lule’ titullohet kënga e cila vjen me videoklip dhe është ripërpunim i këngës së vjetër “Oj lum e lum” të Liliana Qavollit. Këtë projekt Dafina ia ka dedikuar nënës së saj dhe i ka prekur të gjithë me atë se çfarë ka shkruar në Instagram.

“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin. Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj”, ka shkruar Dafina pranë postimit.