Fjalë Kyçe

Dalin analizat edhe për dy rastet e dyshuara për koronavirus në QKUK

Dalin analizat edhe për dy rastet e dyshuara për koronavirus në QKUK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës gjatë ditës së sotme ka testuar për dy raste të dyshimta me Koronavirus COVID19.

Rezultatet e këtyre testimeve kanë rezultuar negative dhe të dy pacientët janë konfirmuar se nuk janë të prekur nga virusi SARS-CoV-2.

Komunikata e plotë e IKSHP-së:

NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS !

Komunikatë për media (e dyta nga laboratori)

10/03/2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.

Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.

Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.

Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2.