Fjalë Kyçe

Dalin detaje të reja për vrasjen e djeshme të 27 vjeçarit në Prishtinë

Dalin detaje të reja për vrasjen e djeshme të 27 vjeçarit në Prishtinë

Si të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit nga Prishtina, Policia është duke e intervistuar një person. Ende nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga Policia, raporton Express.

Prishtina u trondit dje nga një vrasje që ndodhi në pikë të ditës. Babai i tre fëmijëve, Abid Jashari mbeti i vrarë nga plumbat që u shkrepën ndaj tij derisa po voziste veturën.

Express merr vesh se si të dyshuar për vrasjen e 27 vjeçarit, Policia aktualisht është duke e intervistuar një person. Ende nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga Policia.

“Një person i dyshuar lidhur me vrasjen e djeshme në Prishtinë momentalisht ndodhet në stacionin e policisë duke dhënë deklaratë, nuk dihet nëse ai është vetëdorëzuar apo është kapur nga policia”, ka thënë një burim i besueshëm brenda Policisë.

E në media u raportua se shkak i vrasjes ishte një konflikt që e kishte pasur viktima me familjen e gruas së tij, dhe se dyshohet se familjarët e saj e kanë kryer këtë vrasje.

Ndërkohë, vrasja e Abid Jasharajt është rasti i tretë i vrasjes në Kosovë brenda këtij viti. Vrasja e parë në vitin 2019 ka ndodhur më 1 janar, në një familje nga komuna e Gjilanit.