Fjalë Kyçe

Dalin fotografitë e para të aktorit të njohur Alec Baldwin, pasi vrau kolegen gjatë xhirimeve

Dalin fotografitë e para të aktorit të njohur Alec Baldwin, pasi vrau kolegen gjatë xhirimeve

Lajmi se ndodhi një tragjedi e madhe gjatë xhirimeve të filmit “Rust”, kumboi si bombë nëpër botë, kur aktori i njohur Alec Baldwin (68), siç raportohet, aksidentalisht qëlloi mbi dy anëtarët e ekipit, regjisorin Joel Souza (48) dhe drejtoreshën e fotografisë Halina Hutchins (42) e cila mbeti e vdekur.

Fotografitë e para të aktorit të dëshpëruar pas këtij incidenti u shfaqën në Twitter, transmeton Reporteri.net.

Fotot tregojnë se Baldwin është i thyer dhe i dëshpëruar.

Sipas  The Independent, Hunchins u transportua shpejt me helikopter në spital ku vdiq.

“Të dy kanë marrë plagë me armë zjarri, kur aktori dhe producenti Alec Baldwin (68) qëlloi me armë të zjarrit. Ai u mor në pyetje nga inspektorët e policisë dhe gjatë gjithë kohës ishte nën lot”, njoftoi policia.

Ende nuk është ngritur aktakuzë lidhur me incidentin.