Fjalë Kyçe

Dalin pamje të Elvana Gjatës në Kosovë

Dalin pamje të Elvana Gjatës në Kosovë

Pas 4 muajsh shkëputje nga skena dhe rrjetet sociale, këngëtarja shumë e dashur për publikun, Elvana Gjata, ka zgjedhur që të rikthehet tek publiku pikërisht ditën e sotme në festën e Pavarësisë së Kosovës.

Siç dihet, në mbrëmje Elvana do të performojë në një event të organizuar nga bashkëshortja e kryeministrit, Ramush Haradinaj, Anita.

Ky koncert do të jetë me ftesa dhe Elvana pritet të këndojë disa nga hitet e saj, shkruan xing.al

Pak para se të nisin festimet, Elvana ka preferuar që të kalojë pak kohë mes miqsh dhe në disa foto të publikuara nga stilisti Valdrin Sahiti, shihet këngëtarja në praninë e Anita Haradinajt.