Fjalë Kyçe

Dani Alves provokon Perunë me një mesazh, para finales

Dani Alves provokon Perunë me një mesazh, para finales

Peruja u kualifikua në finalen e madhe të “Copa América”, pasi likujdoi së fundi Kilin. Kjo kombëtare luajti ndeshjen e vet më të mirë në këtë kompeticion, që po mbahet në Brazil, dhe bindi me lojën sulmuese, gjithashtu shumë efektive.

Në finale për trofeun do të përballet me vendin organizator, Brazilin, me të cilin, tashmë, i kryqëzuan rrugët edhe në fazën e grupit. Peruja u turpërua përpara Selecao, duke humbur thellë, me rezultatin 5-0. Ky test paraprak i bën lojtarët “canarinha” jo vetëm optimistë, por edhe favoritë absolutë. 

Kapiteni Dani Alves nuk ka vonuar të shpërndajë një mesazh të shkurtër, por mjaft provokues e të qartë në rrjetet e tij sociale, pasi ka mësuar kundërshtarin e 7 korrikut në “Maracana”: “ya está!!” (është bërë tashmë, ka ndodhur, e kryer), së bashku me një “emoji” të dyshimit… Nënkuptimi duket i qartë: Ne ia treguam vendin Perusë në fazën e grupit (5-0), jo më në finale, e cila vlen trofeun!!! 

Mijëra ndjekës të tij në rrjetet sociale ishin të shpejtë për t’i dhënë “share” mesazhit të 36-vjeçarit, i cili është duke jetuar një rini të dytë në këtë turne, duke qenë lojtari më i spikatur i trajnerit Tite në gjysmëfinalen kundër Argjentinës.